Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka thënë se Turizmi është një nga potencialet kryesore që ka Juniku.
Tutje, Shehu tha se Juniku ka nevoj për zhvillimin e turizmit ekologjik të bazuar në agrokulturë dhe të përkrahur nga shërbime cilësore komunale.
Njoftimi i plotë:
Të dashur junikas, Turizmi është një nga potencialet kryesore që ka Juniku. Prandaj investimet në turizëm do të jenë prioriteti im kryesor.
Juniku ka nevoj për zhvillimin e turizmit ekologjik të bazuar në agrokulturë dhe të përkrahur nga shërbime cilësore komunale. Prandaj gjatë qeverisjes tonë do të realizohet Kompleksi Turistik “Gjeravica” të cilit do t’i paraprijë Master-Plani përkatës si dhe përfundimi i rrugës Junik-Bjeshkë.Do investohet po ashtu në infrastrukturën e integruar në fshatrat Gjocaj dhe Jasiq si dhe do të përkrahen me skema sociale bujqit, fermerët dhe ndërmarrësit e Junikut.
Pra do të investohet në turizmin veror dhe dimëror, pastaj në turizmin malor, urban, kulturor dhe shëndetësor. Në në këtë mënyrë zbatimi i projekteve tona në turizëm do të zvogëlojë papunësinë në Junik dhe do të garantojnë një zhvillim ekonomik dhe një mirëqenie e cila ka munguar tash e 12 vite.R.Sh