Ruzhdi Shehu: Programi im qeverisës do të ketë 50 projekte konkrete

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka thënë se programi i tij qeverisës për Junikun do të nënshkruhet nga ai dhe qytetarët me 17 tetor.

Shehu prezantoi edhe 18 prioritete që do të jetësohen në më shumë se 50 projekte konkrete, duke shtuar se ky program është hartuar nga profesionistë e fushës duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas, Programi ynë qeverisës për Junikun është kontrata që ne dhe ju do e nënshkruajmë me 17 tetor 2021. 5 shtylla programore, me 18 prioritete që do të jetësohen përmes më shumë se 50 projekteve konkrete. Programi ynë është konkret dhe është hartuar nga profesionistët e fushës, duke u bazuar te nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Junikut. Me fitoren e LDK-së, pas 17 tetorit Juniku do të ju kthehet junikasve. Zyra e kryetarit do të jetë e junikasve sepse transparenca dhe llogaridhënia janë parimet tona qeverisëse. Deri sot nuk ka pasur transparencë të mjaftueshme të shpenzimeve komunale sepse janë shpenzuar me dhjetëra mijëra euro për derivate të naftës, shpenzime të telefonit, mëditje zyrtare dhe sidomos dreka dhe darka zyrtare. Pas 17 tetorit, me fitoren e LDK-së, shpenzimet e komunës do të publikohen çdo javë, nuk do të ketë asnjë shpenzim (zero euro) për dreka dhe darka, ndërsa të gjitha shpenzimet tjera do të zvogëlohen në minimumin e domosdoshëm. Të bashkangjitur me këtë postim, do të gjeni linkun për qasje në versionin elektronik të programit tonë qeverisës. Me 17 tetor, ndryshimi do të bëhet realitet pas 12 viteve, komuna do të udhëhiqet nga qytetarët dhe Juniku do të merr frymë sërish. R.Sh https://lidhjademokratike.org/wp-content/uploads/2021/09/Programi_Junik.pdf

Të ngjashme