Prej 6 deri në 10 dollarë kushton mirënjohja, sikurse atë që Lutfi Haziri tha se ia ndau Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raporton KTV.
Ajo ndahet ekskluzivisht për shtetas amerikanë dhe është mostër e njëjtë për të gjithë që vërtetojnë se kanë kryer punë vullnetare për komunitetin.
Zyra e Hazirit ka thënë se nuk ka koment për këtë, sepse vetëm e ka pranuar mirënjohjen që ia ndau Ambasadori i Nderit i Kosovës, Otto F. Von Feigenblatt.
KTV-ja i ka shkruar edhe ambasadorit për t’i kërkuar sqarime, por ai nuk ka kthyer përgjigje.
Feigenblatt është dekoruar nga Presidenti Hashim Thaçi këtë vit me titullin Ambasador Nderi.
Kjo nuk është hera e parë që ky person ndan mirënjohje të tilla. Në muajin mars të identike të njëjtën ia ndau Ramize Murtezi – Shalës, redaktore në RTK derisa të tilla ka ndarë edhe në Shqipëri.