Sa duhet të investoni në përmbajtjen e marketingut?

Prishtinë | 04 Qer 2023 | 06:49 | Nga Ekonomia Online

Disa ndërmarrës ngurrojnë të investojnë deri sa të dinë se një strategji e posaçme do të ketë sukses. Kjo nuk është një gjë e mençur.

Përmbajtja e marketingut është një strategji e fuqishme e marketingut e tërheqjes së qarkullimit të ri, e ndërtimit të reputacionit të markës tuaj dhe fitimit të më shumë shitjeve. Por edhe nëse nuk paguani për elemente si reklama ose burime të shtrenjta, ju prapë do të paguani për strategjinë që përdorni, në terme të punës dhe kohës të cilën e investoni personalisht.

Disa ndërmarrës ngurrojnë të investojnë në diçka deri sa të dinë se një strategji e veçantë do të ketë sukses, e cila dërgon në një cikël të përhershëm të mos investimeve. Të tjerët nuk e dinë se sa i duhur është investimi, dhe prandaj nuk marrin një vendim buxheti se a duhet të vazhdojnë apo jo përpara.

Pra, sa, saktësisht, duhet të investoni në përmbajtje të marketingut?

Fitimi potencial

Së pari, shikoni fushatën e fitimit potencial nga përmbajtja e marketingut të biznesit tuaj në terme të investimeve. Është e vështirë të matni këtë në mënyrë precize, por mund të llogarisni, në përgjithësi, fitimet e përmbajtjes së marketingut në disa dimensione të ndryshme:

Dukshmëria dhe reputacioni i markës. Publikimi i përmbajtjeve në lokacione të ndryshme do të ekspozojë më shumë njerëz ndaj markës tuaj. Lexuesit tuaj gjithashtu do ju shohin si autoritar, e cila mund të rrisë shitjet. Kjo është e vështirë për t’u matur, por ende një konsideratë e rëndësishme.
Tërheqja e qarkullimit. Varësisht se çfarë bëni me përmbajtjen tuaj të përfunduar, ju mund të tërheqni qarkullim të ri përmes internetit, linqeve të lidhura, medias sociale, marketingut përmes emailit dhe kanaleve të tjera.

Ruajtja e konsumatorëve. Konsumatorët të cilët pëlqejnë përmbajtjen tuaj do të qëndrojnë në faqen tuaj më gjatë dhe do ta vizitojnë atë më shpesh, e cila do të ndikojë në ruajtjen tuaj.

Potenciali i shndërrimit direkt. Në përmbajtjen tuaj, ju mund të ofroni mundësi të shndërrimit direkt, i cili mund të rritë normën tuaj të shndërrimit.
Me të gjitha këto rrugë potenciale drejt suksesit, ju mund të ndërroni investimin tuaj në taktika të cilat janë të dobishme për biznesin tuaj; për shembull, nëse keni një normë të mirë të shndërrimit por qarkullim të ulët, ju mund të përdorni përmbajtjen për të rritur rrjedhën e qarkullimit. Nëse reputacioni juaj po vuan, ju mund të fokusoheni në dukshmërinë e markës.

Kjo e bën investuesin potencial të përmbajtjes së marketingut shumë fleksibil, sipas nevojave tuaja. Mbi të gjitha, shumë strategji të përmbajtjes së marketingut shohin një investim pozitiv, e cila do të thotë se edhe investimet e vogla do të fitojnë paratë të cilat i shpenzoni.

Rreziku potencial

Shumë ndërmarrës shqetësohen rreth investimit të shumtë nga fillimi; kjo është një mundësi. Nuk është se investimi i një shume të madhe të kohës dhe parasë në përmbajtje të marketingut është e rrezikshme. Por, rreziku vjen nga investimi i shumtë para se të dini strategjinë tuaj ideale. Filloni me një investim më të vogël që të keni kohë të mbledhni informata për audiencën tuaj dhe se si mund të jenë rezultatet potenciale. Në këtë mënyrë, mund të jeni më efikasë kur rrisni investimet tuaja.

Shumë fushata të përmbajtjes së marketingut dështojnë sepse ekzekutuesit e tyre nuk janë në gjendje të përshtatin strategjitë e tyre. Nëse u kushtoni vëmendje të dhënave dhe të përgjigjeni në bazë të tyre, ka pak rrezik në investimet negative.

Grafika e rezultateve

Është gjithashtu e rëndësishme të tregohet se rezultatet e përmbajtjes së marketingut kanë tendenca të hapen në një grafikë. Mirëpo, për shkak se postimet e juaja janë të përhershme dhe reputacioni juaj rritet gjatë kohës, investimi juaj do të rritet përderisa shpenzoni më shumë kohë dhe energji në fushatën tuaj.

Duhet të jeni të durueshëm që të shihni rezultatet që dëshironi, kështu që kur vjen puna te investimet, është më mirë të filloni me pak, dhe t’i mirëmbani dhe ndërtoni përderisa strategjia juaj zhvillohet.

Cilësia dhe sasia

Si i investoni paratë gjithashtu ka rëndësi. Ju mund të tundoheni që të prodhoni sa më shumë postime që të jetë e mundur dhe sa më lirë që të jetë e mundur, për të fituar sa më shumë para, por kjo strategji nuk funksionon për përmbajtjet e marketingut. Cilësia është shumë më e rëndësishme se sasia, kështu që është e rëndësishme të investoni në disa postime të veçanta se sa në disa të tjera të mbushura me cilësi të dobët. Në të njëjtën kohë, ju keni nevojë për postime të mjaftueshme për të tërhequr vëmendje, ose nuk do të prodhoni kurrë shpejtësi.

Këta dy faktorë diktojnë një sasi minimumi të investimeve para se të filloni të shihni rezultatet. Zakonisht, kjo do të thotë të postoni përmbajtje të reja të paktën një herë në jave, dhe kurrë në shpenzim të cilësisë.

Fitimet e kompanisë

Unë kam shmangur përdorimin e numrave specifikë këtu sepse ka shumë mundësi për t’i marrë në konsideratë për të vendosur një çmim i cili u përshtatet të gjitha bizneseve në vend në mënyrë të barabartë. Por, këtu është një radhitje e cila tregon se sa duhet të investoni në përmbajtje të marketingut:
– Investoni mjaftueshëm përmbajtje të cilësisë së lartë ( provoni të kaloni konkurrentin tuaj)
– Vazhdoni të investoni edhe nëse kthimi juaj fillestar i investimeve është i ulët. Përmbajtja e marketingut merr kohë që të prodhojë kthime potenciale.
– Rrisni investimet tuaja gjatë kohës për të parë kthime të investimeve sa më të larta.
– Nëse mund të plotësoni të gjitha këto kritere me një buxhet të caktuar, mund t’a konsideroni atë buxhet të përshtatshëm, dhe gjasat janë se ju në fund do të shihni një rritje ideale për kthimin tuaj të investimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme