Sa është e rëndësishme ta nisni ditën duke pirë ujë

Prishtinë | 05 Nën 2024 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Pirja e ujit ka përfitime të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm, sipas drejtoreshës së lartë të kërkimit klinik global dhe të ushqyerjes në WW, Michelle Cardel.

“Ndihmon funksionimin e trupit tonë, duke rregulluar siç duhet temperaturën e trupit, por edhe të gjithë procesin e tretjes, në të njëjtën kohë duke forcuar ndjeshëm trurin tonë ”.

Edhe nëse jeni pak i dehidratuar, deri në 2%, mund të përjetoni simptoma si dhimbje koke, marramendje, nervozizëm, vështirësi në përqendrim dhe më shumë, sipas hulumtimeve. Uji përbën 60% të peshës së trupit tonë dhe të qëndruarit të hidratuar gjatë gjithë ditës është i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme, përfundojnë shkencëtarët.

Duke e nisur ditën duke pirë ujë, ne ndihmojmë trupin tonë të hidratohet pa probleme dhe të mos detyrohemi të pimë shumë ujë papritmas drejt fundit ose në mes të ditës kur kuptojmë se deri në atë moment kemi pirë vetëm kafe.

“Pirja e ujit kur filloni ditën parandalon dehidratimin. Duke ndjekur një rutinë mëngjesi, ju përvetësoni qëndrime më të mira ndaj trupit tuaj dhe pjesës tjetër të ditës. Thjesht duhet të dini se nuk ka asnjë sasi magjike uji që duhet të pini çdo mëngjes”, përfundon Cardel.

Fillimi dhe mbarimi i ditës me ujë është mënyra më e mirë për t’i dhënë vetes një kujtesë mirëqenieje. Gjithashtu ju ndihmon të ndiheni më të gjallë pasi rrit ndjeshëm nivelet tuaja të energjisë. Sipas ekspertit, “ngjyra e urinës suaj është ajo që tregon se sa ujë ka nevojë trupi juaj për t’u hidratuar”.

Edhe pse uji është i mirë për t’u konsumuar në mëngjes, ekspertët shpjegojnë se ai nuk ofron ndonjë gjë shumë specifike, siç thuhet shpesh. Nuk ju ndihmon të humbni peshë apo të digjni kalori. Ai hidraton dhe mbron trupin, por ka disa kufij të dallueshëm midis asaj që është mit dhe asaj që është e vërteta kur fjala rrotullohet rreth elementit më të rëndësishëm në jetën tonë.

Të ngjashme