Pep Guardiola ka folur rreth çasjes së tij në raport me talentin e ri të Manchester City, Phil Foden.
Në një deklaratë para pak ditësh, i pyetur nga gazetarët rreth Foden, spanjolli u shpreh se e gjithë skuadra ka besim në të.
Guardiola ka thënë se inspirohet nga Cruyff dhe ka treguar si legjenda holandeze ka pasur çasje të mirë ndaj tij 30 vite më parë sa ishte pjesë e Barcelones.
“Ai ka pasur kurajo dhe më ka dhënë hapësirë edhe atëherë kur shumica e trajnerëve kërkonin lojë më fizike” ishin fjalët e Pep për holandezin Cruyff.
“Foden është më i mirë se unë kur isha pjes e Barcelonës. Ai duket i plogësht fizikisht por në të vërtetë është shumë i fortë” ishin fjalët e trajnerit për talentin 18 vjeçar.
Foden pati pesë paraqitje në Premierligë sezonin e kaluar me Manchester City kurse në ndeshjen të zhvilluar sot ndaj Huddersfield u inkuadrua në 10 minutat e fundit.