Sa i përket themelimit të institucioneve, nëse mendojmë me kokën e AK, po supozoj që ai ka me pas plan:
1. Sigurisht me pas pozitën e Kryetarit të Kuvendit. Kjo edhe i takon me automatizëm, përveç nëse bëhet pjesë e marrëveshjes politike ku ia ofron një partie tjetër.
2. Pastaj, sipas “metodës” së Kurtit, Qeverinë ‘e kemi na vete’, LVV-ja, se i kemi 51 deputetë, jemi partia e parë. Pra, synon me qeverisë vetë, përsëri.
3. Kur vjen puna te presidenti, këtu ai ndryshon pak, por përsëri mundohet me imponu një person të kontrollueshëm dhe të dëgjueshëm nga ai. Pra, të duket si jopolitik, por të jetë në shërbim dhe nën kontrollin e tij.
Sipas këtij “mindset-i”, ai shikon apo niset me i pas dy pozita krejtësisht nën kontroll, e presidentin me qenë më “konsensual”, pra ndonjë figurë nga jashtë, por e tij.
Kështu, ai e arrin, në njëfarë mënyre, me e pas “krejt pushtetin” për veti.
Kjo besoj që ka me qenë problematike, se nuk di nëse partitë tjera ia aprovojnë dhe ia votojnë pa marrëveshje dhe bashkëpunim e koncensus.
Prandaj, për me shmangë një krizë tjetër dhe zgjedhje të tjera, PROCESI i zgjedhjes së Presidentit duhet me u menaxhu me shumë kujdes.
A. Maspari, modeli më i qëndrueshëm është me pas një marrëveshjes politike mes dy apo eventualisht tri partive. Ky opcion është vështirë i arritshëm, kryesisht për shkak të pikave dhe qasjes së Kurtit që nuk do marrëveshje, është arrogant dhe dëshiron krejt për vete (o krejt o asgjë!). Rrjedhimisht, dyshoj që mundet me u arritë një marrëveshje e tillë, edhe pse kishte me qenë shumë e mirëseardhur se krijon institucione stabile.
B. Nëse pika A nuk funksionon, dështon, pastaj duhet me pas kritere dhe kushte të shkruara, njëfarë TOR-i, për presidentin. Pra, që të jetë plotësisht i pavarur dhe mos t’i shërbejë asnjë partie politike.
C. Pastaj duhet të propozohen së paku tri figura që i plotësojnë kushtet e pajtuara mes partive që duhet me arritë marrëveshjen.
D. Për shkak se LVV mundet me i pas Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, për punën e presidentit, partitë opozitare që duhet me kriju kuorumin duhet me pas përparësi me propozu dhe me zgjedhë presidentin, me pjesëmarrje aktive të LVV-së.
…
E nëse Albin Kurti rastësisht nuk mëson nga qasja e gabuar dhe imponimi që ka bërë herën e kaluar, presidenti e as kriza nuk do të zgjidhen dhe ne rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje përsëri!