Sa kosovarë e kanë mposhtur Coronavirusin deri tash?

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Kosovës dje i janë shtuar 79 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 764 mostrave të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në mbi 16 mijë me gjithsej 641 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë, betejën me këtë sëmundje deri tash e kanë fituar 14 mijë e 250 pacientë.

Aktualisht në gjithë vendin janë 1 mijë e 159 raste aktive me këtë sëmundje.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159”.

61 TË SHËRUAR DHE 79 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Freitag, 9. Oktober 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme