Sa kushtojnë pjesët e iPhone XS Max

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 10:32 | Nga

Apple ka prezantuar modelin iPhone XS Max me çmim prej 1,099 dollarë për versionin standard, 1,249 dollarë për versionin me 256 GB memorie të brendshme si dhe 1,449 dollarë për atë me 512 GB.

Sipas TechInsights, kostoja e pjesëve të këtij iPhone të madh në fakt kanë vlerën prej 443 dollarë në total, 50 dollarë më shumë sesa ato të iPhone X-it në version standard, transmeton Koha.net.

Siç mund të shohim nga fotografia, duket qartë se ekrani OLED është pjesa më e shtrenjtë qe dy vite me radhë. Ky ekran prodhohet nga rivali korean i Applet, Samsung. Në këtë rast, ekranit OLED të XS Max i është rritur çmimi për 5 për qind.

Pjesa e dytë më e shtrenjtë e iPhone XS Max është procesori i cili nga 66 dollarë sa ishte te iPhone X shkoi në 72 dollarë për XS Max, që do të thotë se është rritur për 10 për qind çmimi. Nëse shikojmë në fotografi, pothuajse çdo gjë është më shtrenjtë për Applen këtë vit, përcjell Koha.net.

TechInsights ka zbuluar vetëm çmimin total, prej 443 dollarëve, të pjesëve kryesore të iPhone XS Maxit por në këtë çmim nuk hyjnë edhe shpenzimet e prodhimit sikurse që është softueri, logjistika si dhe marketingu që i bën njerëzit të paguajnë 1,000 dollarë për një smartfon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme