Gjithçka është gati në “Air Albania”, aty ku Shqipëria do të sfidojë një nga kombëtaret më të forta të botës, Anglinë, në takimin që fillon në ora 18:00.
Vlera e dy skuadrave natyrisht se ka dallime, mirëpo cilat janë vlerat e tyre totale dhe cilët janë lojtarët më të vlefshëm.
Sipas Transfermarkt, vlera e 11-shes së Shqipërisë është 48.9 milionë euro, një shifër e mirë, nëse e krahasojmë me vlerën e kombëtares së disa viteve më parë.
Tre Luanët vlejnë plot 582 milionë euro, gati 12 herë më shumë se ai i kuqezinjve. Shifrat më të frikshme të tyre janë në sulm, aty ku Mason Mount, Harry Kane dhe Raheem Sterling vlejnë 180 milionë euro.
Shqipëria: Berisha (2.4 milionë euro); Ismajli (1.5), Gjimshiti (22), Veseli (500 mijë); Hysaj (14), Laçi (1.2), Bare (1.5), Uzuni (2.2), Memolla (300 mijë); Cikalleshi (800 mijë), Broja (2.5) – (Totali: 48.9 milionë euro).
Anglia: Pope (15 milionë); Shaw (25), Maguire (40), Stones (30), Walker (35); Phillips (27), Rice (60), Foden (70); Mount (60), Kane (120), Sterling (100) – (Totali: 582 milionë euro).