Sabri Fejzullahu ka treguar se është ndarë nga jeta vëllai i tij i madh.
Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ka humbur një person të shtrenjtë të jetën e tij.
Ai ka lajmëruar se vëllai i tij i madh, ‘abeja’, siç e quan ai, është ndarë nga jeta.
Me anë të një fotoje që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram, ku Fejzullahu shihet përqafuar me vëllanë, shkruan se ai shkoi shumë shpejt.
“Do të më mungosh shumë.
Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi!
Shpirti yt u bëftë dritë”, shkruan këngëtari në dedikim për vëllanë.