Janë promovuar dy libra të akademik Sabri Hamiti, “Testamenti” dhe “Kukuta e Sokratit”, raporton Ekonomia Online.
Hamiti tha se letërsia është kultura në përgjithësi, ku kultura shqiptare ka bazë në letërsi. Sipas tij, kultura shqipe nuk mundet të jetë pa letërsi.
Autori nuk pati përgjigje për librat se cilët i donë më së shumti, por tha se nga i pari deri tek i fundit.
“I ndjejë të gjithë këta që janë këtu të pranishëm shkrues të letërsisë, interpretues të letërsisë dhe ajo që është më me rëndësi dashamirës të letërsisë. Letërsia është kultura në përgjithësi, është pjesa më e thellë që nuk ndegjohet e këtë e kanë të gjithë dashamirësit e letërsisë. Nuk kam se si të mos falënderoj të gjithë ata që janë të pranishëm sot nga të gjitha kategoritë që janë të cilësuar në letërsi nga më i madhi deri tek më i vogli edhe për një arsye tjetër sepse mendoj që kultura shqipe nuk mund të pa letërsi. Që nga fillimi e deri tash kultura shqiptare ka bazë në letërsi dhe letërsia është instrument për vet njohje dhe ushtrim i vërtetë i njohjes së shpirtit. Kur më pyesin për se cilin libër e dua me së shumti nuk mund të jap përgjegjgje dhe them se nga i pari e deri tek i fundit”, tha Hamiti.
Fjalë të mëdha për veprat e Hamitit, thanë edhe të pranishmit.
Akademik Ali Aliu, tha se në këto vëllime vjen mesazhi i maestros ku tregon mër mallin dhe dëshpërimin.
“Ne këtë libër të poezive që nga numri i poezive, që nga 7 cikle dhe parandjenja që për disa muaj poeti shkel në ndjenjat, të gjitha këto janë një lëvizje, një lloj funksionon mesazhi gjithnjë në frymën e një maestroje mjeshtër i mallit por edhe e dëshpërimit. Në këtë vëllim ka vetëm 4 poezi janë frymëzime më të lehta dhe prekëse midis shqetësimeve trishtuese, nganjëherë një prekje e lehtë, një paqe ëndërrimtare”, tha Aliu.
Hamiti sipas akademik Rexhep Ismailit, ka manifestuar prirje për poezi dhe talent që nuk është shterur kurrë.
“Kemi përpara 2 vepra të një autori në statuse krejt të ndryshme por kanë një të përbashkët të rëndësishme fjala është për veprat e Sabri Hamiti e cila është 372 faqe në statusin e studimeve për letërsi dhe e dyta Ukuta e Sokratit me poezi. Si një Lexues i Interesuar mund të them se Sabri Hamiti ka ardhur me frymëzimin dhe talentin e Interesave të ndryshme nga të tjerët. Ka manifestuar prirje për poezi dhe talent që nuk është shterur kurrë. Studimet për letërsi i ka marrë ndryshe nga të tjerët është marrë me shumë me interpretimin dhe konfiskualizmin e veprave. Sabri gjithnjë ka punuar me shumë drejt konceptimeve më të gjera dhe me karakteristike”, tha Ismaili.
Profesori universitar, Muhamed Halimi, tha se autori rrëfen jetën e vet në letërsinë e tij.
“Sabri Hamiti është i moqëm që i bjen i hershëm i cili rrëfen jetën e vet në letërsinë e vet. Kjo jetë ë cila nuk është jetë e vogël por jetë e madhe e jetuar në poezinë e tij. Edhe pse në librin e studimeve nuk shkruan për vetën Sabriu në fund bënë auto referencë nga merazi i leximeve me shkrim të nyjave të lidhura përmes autorit dhe nyjave të zgjidhura të lexuesit”, tha Halimi.
Ai radhiti edhe vlerat e autorit Sabri Hamiti.
“A. Autor i veprave të vlefshme, të kryeveprave, të stileve dhe informacioneve. B. Autor i autorëve nga Gjon Buzuku e deri te autorët e ditës së sotme. C. I frymës së kohës së shqiptarëve dhe transformimit të tyre ku bëhen të besueshme kur lidhen me jetën e njeriut. D. Kritika e vërtet e një vepre jo vetëm si një lexim por edhe si një modus kujtese”, u shpreh Halimi, raporton EO.