Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se pas kritikave që ka marr Kosova nga miqtë e saj, pas futjes në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, diplomacia serbe e ka përdorur me mjeshtri këtë proces duke e kthyer në favor të tyre, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, protesta e cila u mbajt sot në veri të Kosovës nga ana e serbeve duke kundërshtuar këtë rregullore, që ndalon përdorimin e dinarit si valutë në Kosovë, ka qenë e panevojshme në fazën në të cilën gjendet Kosova.
“Natyrisht pas një lloj kritikash që murr Kosova në Këshillin e Sigurimit jo vetëm nga armiqtë e saj siç janë Rusia e Kina po edhe miqtë e Kosovës siç janë Britania e Madhe SHBA dhe Franca, atëherë sigurisht që diplomacia serbe këtë e përdorë në mënyrë mjaftë të si më thënë mjeshtëri. Në kuptimin e asaj që të paraqet popullin serb në Kosovë si viktimë, dhe marrë parasysh këto gabimet e Kosovës, që janë bërë në aspektin diplomatikë veçanërisht në implementimin e vendimit për heqjen e dinarit nga tregu i Kosovës veçanërisht e komunave serbe, ka bërë me ardhur deri në këtë gjendje dhe protestat të cilat kanë qenë të panevojshme në republikën e Kosovës, në këtë fazë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se lajmi i fundit nga BQK-ja se faza e trancizionit për dinarin do të zgjasë tre muaj mund të jetë i mjaftueshëm, por që sipas tij, është gabim mos koordinimi i qeverisë më ndërkombëtaret.
Sipas tij, nga këto mos koordinime po vërehet edhe përkeqësim të situatës në veriun e vendit.
“BQK më duket se i dha një lajm të fundit së paku tre muaj do të shtyhet domethënë ky afati për zbatim dhe implementim për heqjen e dinarit nga tregu dhe besoj që ky afat do të jetë, deri diku i mjaftueshëm, që të njoftohen të gjithë. Pastaj pas kësaj periudhës tre mujore do të ketë edhe bekimin ndërkombëtar që faktikisht të hiqet dinari përfundimisht nga Kosova dhe kjo mbetet të shihet. Po kështu si kanë vepruar më parë krerët e institucioneve pa një koordinim, si më thënë e bashkësinë ndërkombëtare i kanë dhënë vetëm rezultate Serbisë në Këshillin e Sigurimit. Natyrisht po shihet edhe përkeqësim të situatës në veriun e saj përmes protestave që faktikisht paraqet popullin serb si viktimizues”, ka thënë ai.