Ish-konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Saqatqija, ka thënë se Qeveria Kurti duhet të bashkëpunojë ngushtë me opozitën për procesin e dialogut që në fund Kosova të del e suksesshme.
“Raportimet që duhet të bëhen duhet të jenë të rregullta në Kuvendin e Kosovës dhe duhet një koordinim me opozitën pasi edhe vendimi i opozitës do ta fuqizonte kryeministrin Kurti. Marrëveshja finale dhe pozita e Kosovës nuk është vetëm interes i një partie, por është i Kosovës. Dhe besoj se të gjitha palët kanë interesim që ky dialog të përfundohet ashtu që Kosova të mbetet me territor çfarë është dhe të përfitojë njohje nga BE-ja, si dhe të hapet rruga për në NATO”.
Sahatiqja ka thënë se LDK-ja do të jetë përkrahëse e procesit ku përfituese del Kosova, por këtë do ta bëjë në Kuvend dhe jo si pjesëmarrëse në delegacionin dialogues.
“LDK-ja do të jetë konstruktive, do ta japë kontributin e vet në Kuvend, por s;do të jetë pjesë e delegacioneve. LDK është pro dhe beson që Kosova dueht të përfitojë dhe ta ruajë karakterin unitar dhe kontributin e evt do ta japë deri në maksimum në Kuvendin e Kosovës”.
Ajo ka komentuar edhe takimin e fundit të kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq në Bruksel, duke thënë se shpreson që t’i shërbejë Kosovës për mirë, njofton Klan Kosova.
“Paraqitja e tij dhe pikat që i parashtroj shpresoj që kanë një prapavijë dhe janë menduar si duhet, sepse përveç se na kënaqen neve si Kosovë me ato pika, mendoj që këto pika do të duhet të jenë në funksion të fuqizimit të dialogut. Ky takim i dytë në fakt nuk dha ndonjë shpresë për të ardhmen, por shpresoj që prapa kësaj të ketë qenë një mendim më i thellë dhe i cili në të ardhmen do t’i japë një fuqi më të madhe”.
Sahatqija në Info Magazine reagimin e Vuçiqit pas takimit e ka quajtur si aktrim derisa thotë se këtë gjë ai e bën vazhdimisht.
“Vuçiq është një artist i mrekullueshëm se si paraqitet para BE-së dhe ndërkombëtareve. Ai shfaqet si një person që brengoset për Serbinë dhe serbërt e Kosovës dhe se do të tregojë se është i frikësuar, që brengoset për Serbinë dhe serbët e Kosovës. Në fakt s’ka të bëjë asgjë me të. Sa kam shërbyer në Neë York kam parë koordinimin e tij tepër të fuqishëm me (Ivica) Daçiqin. Derisa Vuçiqi paraqitet si tepër bashkëpunues me ndërkombëtaret, në të njëjtën kohë Daçiqi në mënyrë shumë të koordinuar komunikon me Rusinë për t’iu treguar BE-së se ka edhe partnerë të tjerë”.