Saimir Tahiri shkon të marrë pasaportën e bllokuar

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 14:40 | Nga

Nuk ka pritur shumë, por veç pak orë pas heqjes së bllokimit të pasaportës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të marrë dokumentin e tij.

Tahiri është paraqitur mesditën e sotme në prokurorin dhe ka kërkuar pasaportën e tij.

Një ditë më patë gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi ti heqë masën e sigurisë ‘bllokim pasaporte e ndalim të lëvizjes jashtë vendit’, për ish-ministrin e Brendshëm, i cili akuzohet për ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’ dhe ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’.

Për këto dy akuza ai po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda./syri.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme