Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Genova të Italisë, ku për shkak të këputjes së urës humbën jetën me dhjetëra njerëz e dhjetëra të tjerë u plagosën rëndë.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Berisha ju shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave, ku mes tyre ka dhe shqiptarë, si dhe u uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Berishës:
Të dashur miq, nga këputja e papritur e një ure në Genova kanë humbur jetën dhjetëra kalimtarë, ndër ta fatkeqësisht edhe shqiptarë, dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.
Me këtë rast, duke uruar shërim të shpejtë të plagosurve, le t’ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve italiane për këtë humbje të madhe!