Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Edi Ramës. Ky i fundit ka bërë krahasimin e liderëve kosovarë me lopët. Berisha ka thënë se ky krahasim i Ramës është mendësi dashakeqe.
Berisha thotë se krahasimi i liderëve të Kosovës me lopën është mendësi dashakeqe e Ramës.
“Unë kam shprehur qëndrimin tim ndaj nismës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Veprimi i tërheqjes nga kjo nismë është për tu përshëndetur. Mendoj se deklarata dhe krahasimi i Edi Ramës është fatkeq, denigrues dhe vulgar. Krahasimet me lopë, kuaj, viça, qenë, është praktikë e vjetër e kafshërimit të kundërshtarit e trashëguar nga koha e monizmit” ka thënë Sali Berisha për Indeksonline.
Por, ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një medium shqiptar bëri një analogji që u interpretua si fyese për lidershipin kosovar.
Ai tha, “të mos veprohet si lopa që bën qumësht, e po vetë e derdh qumështin nga kovja”.