Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, protestën e sotme të opozitës atje po e cilëson si cunam të historisë.
“Sot Cunami i historisë. Shqipëria vërshon drejt Tiranës! Rama ik”, ka shkruar Berisha në Facebook, njofton Klan Kosova.
Përndryshe, Shqipëria ka hyrë në një valë protestash opozitare , shpesh të dhunshme, përmes së cilës po kërkohet shtyrja e zgjedhjeve lokale më 30 qershor si dhe formimi i një “qeverie teknike”.