Kandidati për kryetar të Vitisë nga Vetëvendosje, Salih Salihu, ka paraqitur sot 20 “zotimet” e tij për këtë komunë.
Digjitalizimi i shërbimeve; ristrukturim i zyrës së prokurimit; depolitizim i plotë i arsimit; përmirësim rrënjësor i kushteve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë dhe funksionalizim i plotë shërbimit të Emergjencës; rritje të sipërfaqeve bujqësore me ujitje; ujë të pijshëm 24 orë; 1000 drurë/fidanë të rinj për çdo vit; rrugë, trotuare dhe ndriçim publik; hapja për projekte investive të mërgatës; janë disa nga zotimet që Salihu i ka shpjeguar para publikut.
20 zotimet e VV-së për Komunën e Vitisë:
- Administratë të përgjegjshme, transparente dhe efikase nëpërmjet riorganizimit dhe dixhitalizimit të shërbimeve (E-kiosku qasje 24 orë për marrjen e dokumenteve, e-prokurim, e-rekrutim). Transparencë radikale të shpenzimeve – publikimi i çdo shpenzimi të parasë publike në faqe zyrtare. Ristrukturim të zyrës së prokurimit dhe funksionalizim e konsolidim të zyrës së projekteve dhe zyrës ligjore.
- Komunitet të organizuar dhe të përfshirë në vendimmarrje, përmes komunikimit të rregullt dhe funksionalizimit të plotë të këshillave të fshatrave dhe të lagjeve. Adresimi i çdo kërkese në afat ligjor (kutia e ankesave të qytetarë do të hapet çdo javë).
- Depolitizim i plotë i arsimit, përmes përzgjedhjes publike të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave me pjesëmarrje të drejtpërdrejt të komunitetit. Rekrutimet e personelit arsimor me konkurs publik dhe publikimi i rezultateve të konkursit dhe poentimit të të gjithë pjesëmarrësve në konkurs në faqen zyrtare të Komunës.
- Bibliotekë dhe kënde leximi dhe fusha sportive në çdo shkollë fillore. Dollapë për libra për të gjitha klasat e ciklit parafillor dhe të mesëm të ulët. Java sportive në shkolla dhe gara të klubeve shkollore në nivel të komunës. Forcimi i bashkëpunimit të mësimdhënësve dhe prindërve nëpërmjet Këshillave të shkollës, aktivizimi i psikologut si dhe linjë telefonike në çdo institucion arsimor. Përmirësimi i plotë i nyjeve sanitare dhe kushteve higjieno-sanitare në shkolla.
- Shujta për nxënësit nga klasa e I-V, duke filluar nga 1 shtatori 2018 si dhe vizita sistematike mjekësore dhe ligjërim edukativ mbi shëndetin në shkolla.
- Zgjerimi i kapaciteteve dhe përmirësimi i kushteve të çerdhës publike në Viti, hapja e një çerdhe në Pozheran dhe përfundimi i objektit të shkollës fillore në Pozheran.
- Përmirësim rrënjësor i kushteve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare. Funksionalizim i plotë shërbimit të Emergjencës në Viti dhe Pozheran. Sigurimi i analizave bazike me qëllim të parandalimit dhe identifikimit të sëmundjes dhe orientimin e saktë të pacientëve.
- Programe të edukimit të personelit të emergjencës si dhe pagesa e kujdestarisë sipas ligjit në fuqi. Funksionalizimi i shërbimit të Stomatologjisë, mbështetje për fushën e gjinekonologjisë/obstetrikës dhe sigurim të kushteve për shërbime të ndihmës së lindjes.Vizita shëndetësore të pensionistëve dy herë në vit dhe sigurimi i infrastukturës për mobilitet të lehtë (shtëpi-institucion) për të gjithë personat me nevoja të veçanta.
- Organizimi sipas standarteve e kushteve adekuate për prodhuesit vendor, të cilët do t’i plasojnë produktet e tyre shtatë ditë të javës. Mbështjetje intensive e bujqëve lokal me buxhet dhe ekspertizë, konsolidimi i zyrës së ekspertëve në ndihmë të prodhuesit vendor. Mbështetje të grave fermere, ekonomive familjare/bujqësore dhe nxitje zhvillimit të turizmit rural.
- Rritje të sipërfaqeve bujqësore me ujitje – hartimi i projektit të detajuar për sistemin e ujitjes dhe angazhimi për sigurimin e mjeteve për jetësimin e tij.
- Zgjidhja e problemit të deponive me mbeturina të ngurta – program për mbrojtjen e mjedisit, pyllëzim, mbrojtje e lumenjve dhe tokës bujqësore.
- Ujë të pijshëm 24 orë në ditë, për të gjitha vendbanimet e Komunës së Vitisë.
- Qytet dhe fshatra të pastra – Së paku 1000 drunjë/fidane të reja për çdo vit dhe zgjerim të hapësirave të gjelbërta. Rregullimi i gjithë rrjetitit të kanalizimit në tërë territorin e komunës së Vitisë. Zgjidhje e problemit të grumbullimit të mbeturinave (Kompani publike lokale ose kontraktim të grumbullimit të mbeturinave).
- Zgjerim të qendrës urbanistike të Vitisë me lokalitetet përreth si dhe urbanizim të lokaliteteve të mëdha si: Pozheran, Smirë, Skifteraj. Qendra e Vitisë do të transformohet në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytatarëve të Vitisë, përmes një projekti të hartuar dhe mbikqyrur nga profesionistë të Vitisë.
- Rrugë, trotuare dhe ndriçim publik në të gjitha vendbanimet e Vitisë – prioritet i lartë për rrugët në drejtim të shkollave. Plan të qëndrueshëm të mobilitetit, duke përfshirë shtegun për bicikleta Viti-Letnicë; Viti-Shushtë. Vendosje e pasqyrave në kthesat e rrezikshme në rrugët e komunës së Vitisë dhe kamerat e sigurisë në të gjitha rrugët kryesore të Vitisë.
- Pikë (bankinë) të grumbullimit të veshjeve për familjet në nevojë për veshmbathje.
- Përfundim i ndërtimit të Palestrës së Sporteve dhe përkrahje e vazhdueshme të klubeve, sporteve kolektive e individuale. Fusha me kushte e standarde për KF Vllaznia dhe KF Vitia dhe organizmi i ndeshjeve në Viti.
- Kalendar vjetor kulturor dhe program i strukturuar për mbështetjen e projekteve nga shoqëritë artistike – përkrahja e grupeve letrare.
- Rritja e kapaciteteve shërbyese për mërgimtarët çdo sezon veror. Hapja për projekte investive të mërgatës – lehtësim i procedurave e lirim nga pagesat komunale për projekte investimi. Kordinim me mërgatën për binjakëzimin me qytete evropiane të Komunës së Vitisë.
- Shërbime të varrimit falas për familjet në nevojë.