Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se dështimi i rezolutave në Kuvendin e Kosovës për lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj është i turpshëm.
“Nuk ishte problemi te deputetët por te liderët që nuk i kanë votat në Kuvend, për të votuar një rezolutë të thjeshtë për lirimin Haradinaj. Kjo ishte e turpshme”, ka thënë Salihaj.
“Ne shqiptarët për asnjë interes kombëtar nuk kemi konsensus. Lufta është cili po e akuzon tjetrin, cili po e mund tjetrin. Faji ishte edhe te pozita por edhe te opozita, pasi përmes rastit të arrestimit të Ramushit po kërkonte rrëzimin e Qeverisë. Kjo nuk i bënte nder as Ramushit”, ka shtuar Salihaj.
“Është një marrëveshje e Brukselit që parash amnisti edhe të serbëve në Kosovë që kanë kryer krime, pro edhe të shqiptarëve që i akuzon Serbia. Kosova e ka përmbush këtë pikë, jo Serbia që nuk respekton asnjë marrëveshje”.
“Është një formë e gabueshme e negocimit me Serbinë dhe nuk duhet të lejojmë situata të tilla”, ka theksuar Salihaj.
“Qeveria nuk duhet të lejojë poshtërimin në këtë formë. Serbia ka kryer krime monstruoze, dhe bashkësia ndërkombëtare është toleruese për këtë. Dikush mund të ketë kryer krime, por karshi atyre monstruoze të Serbisë nuk janë asgjë”, pohoi Salihaj. (Klan Kosova)