Kosova, edhe 17 vjet në liri, nuk po arrin të ketë një klasë politike dhe liderë as lidership të reformuar e të ristrukturuar, të pastruar nga hipotekat e rënda të luftës dhe të pasluftës.
“Liderët e shantazhueshëm janë fatkeqësia e Kosovës, ata janë përherë nën kërcënim të shteteve të ndryshme dhe të lloj-lloj agjenturash. Duke marrë parasysh se ata kanë dosje për vepra kriminale, atëherë duhet t’u nënshtrohen shteteve dhe agjenturave, të cilat realizojnë interesat e tyre, duke dëmtuar rëndë interesat shtetërore të Kosovës. Kjo situatë po na përcjell në vazhdimësi. Vetë fakti se Serbia po i realizon me kaq lehtësi interesat e saj në Kosovë tregon se sa të shantazhueshëm janë liderët e vendit. Kosovës do t’i duhet kohë dhe ndryshime të mëdha për t’u liruar nga ky lloj i liderëve”, tha deputeti Adem Salihaj për “Kosova Sot”.