Me propozim të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dje në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, me 6 vota për dhe 3 kundër u vendos që KOSTT të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës prej 11 milionë eurove për serbët e veriut të Mitrovicës.
Këtë që Albin Kurti e Vetëvendosje e kishin kundërshtuar kategorikisht sa ishin në opozitë, tash si pushtetarë kanë vendosur që rryma e papaguar t’u kompensohet serbëve të veriut, edhe atë me taksat e qytetarëve të Kosovës.
E një nga njerëzit e VV-së që e kishte quajtur vite më parë si shkelje të të drejtave të njeriut një vendim të tillë, është Sami Kurteshi, i cili edhe tani thotë se vazhdon të jetë kundër që të paguhet rryma për serbët në veri.
Kurteshi ka treguar se është ende kundër kësaj pagese.
“Jam kundër me pagu. Gjithmonë kam qenë dhe jam kundër’’, është përgjigja e Sami Kurteshit”, ka thënë për Periskopin.