Sami Lushtaku bën thirrje: Largohuni nga sheshi, festoni fitoren në shtëpitë tuaja

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 00:04 | Nga Ekonomia Online

Sami Lushtaku, kryetari i PDK’së në Skenderaj i cili nuk pati të drejtë kandidimi në zgjedhjet e sotme komunale – ka reaguar pas rezultateve të fundit.

Deri tani janë numëruar 25% në Skenderaj, e Fadil Nura i PDK’së ka mbi 59% – dhe po triumfon bindshëm ndaj Bekim Jasharit.

Lushtaku ka shpallur fitoren, teksa bën thirrje të festohet në shtëpi, e jo në shesh.

Ja deklarata e tij:

Të ngjashme