Portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, do t’i japë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë disavjeçare.
Çifti tashmë kanë shpërndarë ftesat ndër familjarë e miq të shumtë ku pritet mes tyre të jenë edhe një varg fytyrash publike.
E Prive ka arritur të mësojë edhe detaje të tjera.
Ceremonia do të realizohet më 3 korrik në një prej restoranteve luksoze në periferi të Prizrenit.
Ndonëse me shumë vite bashkë, duket se ka qenë shtatzënia e Efnanit ka qenë mes tjerash arsyeja që ka përshpejtuar ceremoninë.
Sipas burimeve pranë çiftit, bukuroshja tashmë është rreth muajit të dytë apo të tretë të shtatzënisë.