Takimi i liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, i paraparë për 24 e 25 shtator, është shtyrë për datën 1 dhe 2 tetor, u njoftua sot në Bruksel.
Nga Brukseli është thënë se një anëtar i sigurisë së presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.
“Meqenëse zyrtari i sigurisë ishte në kontakt të vazhdueshëm me presidentin, Charles Michel është në karantinë,” njoftoi zëdhënësi i presidentit të Këshillit Evropian Barend Lates në Twitter.
Lates shtoi se Charles Michel testohet rregullisht dhe se kontrolli i djeshëm tregoi se ai ishte negativ për COVID-19.