Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka konfirmuar vendin dhe datat e mbajtjes së samitit të dytë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Ky samit do të mbahet në Vietnam më data 27 dhe 28 shkurt të këtij viti, shkruan Sky News.
“Nëse unë nuk do të zgjedhsha President i SHBA-së, tash, sipas mendimit tim ne do të ishim në një luftë më madhe me Korenë e Veriut potencialisht me miliona njerëz të vrarë”, ka thënë Trump.
“Mbetet shumë punë që të bëhet, por që raportet e mia me Kim janë të mira. Unë dhe lideri Kim do të takohemi përsëri më 27 dhe 28 shkurt në Vietnam”.