Samiti i G20 jep 5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë botërore

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Samiti i G20, eshte mbledhur ditën e sotme për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe ka vendosur të japë shumën marramendëse prej 5 trilionë dollarësh për të shpëtuar ekonominë botërore.

Samiti i G20 është mbledhur online, ku marrin pjesë krerët e superfuqive botërore, që nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, deri tek ai i Rusisë, Vladimir Putin.

Videokonferenca kryesohet nga Mbreti Saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në tregun e energjisë me Rusinë, pasi të dyja palët nuk arritën marrëveshje për shkurtimet e prodhimit.

“Ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 dhe sfidat ndaj sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe ekonomisë globale, ne thërrasim këtë samit të jashtëzakonshëm të G20-ës për të bashkuar përpjekjet drejt një reagimi global”, tha mbreti saudit. Riadi mban presidencën e radhës të G20-ës.

Të ngjashme