1) Mbajtja e Samitit të sotëm në Paris më së shumti duket se i levërdis Qeverisë Hoti, sepse ky do të jetë rast i volitshëm që me pak mund, të fitohet koxha mirë, jashtë vendit (online) atë që i mungon asaj brenda vendit –seriozitet e legjitimitet.
2) Nëse nuk do të ketë viza, (as që ka gjasa si duket) mos dhënja e të cilave është diskriminim racial i evropianëve kundër qytetarëve të Kosovës, asgjë tjetër e madhe, as nuk mund të fillohet as të mbarohet nga Franca dhe Gjermania, pa SHBA-n.
3) Samiti i Parisit është improvizim, reagim ad hock franko-gjerman për ballkanasit. Edhe forma e saj është si mësimi online në shkolla që bëhej muajve të fundit në botë, sa për të thënë se nuk është ndal mësimi.
4) Samiti në Parisë është dëshmi se BE nuk është unike në të vërtetë vazhdon të jetë e përçarë. Gjithashtu Gjermania dhe Franca kanë qasje ndryshe ndaj Uashingtoni zyrtarë se që e ka Brukseli si tërësi. Kurrë skanë qenë këto raporte më të ftohura se tash.
5) Mbi 200 raste të reja me COVID janë alarm që e duan angazhimin e Kryeministrit dhe Qeverisë 100% në Kosovë. Ska gjë nga Samiti, na mbyti COVIDI Qeveria duhet të merret së pari me virusin.
6) Grenell e di që BE nuk i ka rendet të jap viza për qytetarët e Kosovës. BE dëshiron që viza të mbetet edhe një kartë tjetër me të cilën Brukseli dëshiron të mbetet më e fortë dhe më me ndikim në lojën Kosovë-Serbi.
7) Nëse nuk ka presion nga agjenda e Uashingtonit zyrtarë për ta vazhduar dialogun e filluar në Uashington sa për takimin në Bruksel Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj mirëkuptim për shtyrjen e dialogut pasi të menaxhohet dhe përmirësohet pandemia.