Jadon Sancho është duke vazhduar të impresionojë me paraqitjet e tij si rezervist te Borussia Dortmundi.
Anglezi 18-vjeçar ende nuk ka asnjë ndeshje si titullar këtë stinor nën drejtimin e trajnerit të ri Lucien Favre, mirëpo ka arritur në shifrën e pesë asistimeve në gjashtë ndeshje në Bundesligë dhe nuk mund të bëjë një reklamë më të mirë se kjo për një vend titullari.
Në fakt, fituesi i Botërorit U-17 me Anglinë ka asistuar më tepër gola se çdo lojtar tjetër në pesë ligat e forta të Evropës këtë stinor, ndonëse ka luajtur vetëm 124 minuta, pra mesatarisht 21 minuta për ndeshje.
Shkëlqimi i tij i fundit ishte të shtunën ndaj Bayer Leverkusenit. Ai u inkuadrua në ndeshje te rezultati 2:0 për Leverkusenin.