Dortmundi ia thotë Chelseat: Sancho kushton 100 milionë

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është e interesuar në sulmuesin e Dortmund, Jodan Sancho.

Skuadra gjermane u ka treguar londinezëve se çmimi i futbollistit është 100 milionë funta, nëse duan ta kenë për vete, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

The Blues kanë qenë të penalizuar nga transferimet gjatë verës që shkoi ku FIFA u ka vënë një masë, prandaj ata pritet që të jenë prej klubeve më aktive në afatin e janarit.

Përveç Sancho, Chelsea synon të transferojë edhe anësorin e Crystal Palace, Wilfred Zaha dhe sulmuesin e Leipzig, Timo Werner.

Në rast se Dortmund nuk e zbret çmimin ata thuhet se do të heqin dorë prej Sancho.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme