Skuadra kampione e Andorrës, FC Santa Coloma është finalistja e parë e turneut parakualifikues për Ligën e Kampionëve që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në ndeshjen gjysmëfinale, kampioni Andorrës e kanë mundur skuadrën kampione të San Marinos, Tre Penne, me rezultat të ngushtë, 0-1.
Golin e fitores për skuadrën nga Andorra e realizoi Javier Lopez, në minutën e 76-të të takimit.
Në finale Santa Coloma do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes, Feronikeli – Linkol Red Imps, që zhvillohet sonte në orën 20:45.
Ndërkohë, ndeshja finale do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa skuadra fituese do të kalojë tutje në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.