Sanxhaku i kërkon BE-së të shqyrtojë Kapitujt 23 e 24 për integrimin e Serbisë

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 16:55 | Nga

Partia e Aksionit Demokratik e Sanxhakut, përmes një kumtese për media, thotë se dëshiron që të informojë opinionin ndërkombëtar se si sot 8 vjet më parë, më 17 janar 2009, një grup i personave të armatosur, pa asnjë lloj autorizimi, ka hyrë në hapësirat zyrtare të Partia e Aksionit Demokratik (SDA) së Sanxhakut dhe kanë shtënë në udhëheqjen e partisë.

“Plot 9 vite, autoritetet shtetërore nuk e kanë ndriçuar këtë atentat politik, sikurse edhe shumë krime të tjera kundër boshnjakëve që nga viti 1990 deri më tani. Ky krim dhe krime të tjera të pazgjidhura kundër boshnjakëve në Sanxhak novitet e ’90 tregojnë qëndrimin tolerant të autoriteteve serbe ndaj krimeve kundër boshnjakëve të Sanxhakut”, thuhet në kumtesën për media.

Këto janë vetëm disa nga arsyet pse boshnjakët e Sanxhakut nuk i besojnë autoriteteve shtetërore serbe, thuhet në njoftim.

“Autoritetet shtetërore serbe, kryesisht gjyqësori dhe policia, kanë humbur të drejtën dhe besimin për të vepruar në Sanxhak. Për këto arsye, PAD (SDA) e Sanxhakut, si parti parlamentare e minoriteteve kërkon ndryshime urgjente dhe të domosdoshme të Kushtetutës së Serbisë në mënyrë që më në fund të zgjidhet statusi i Sanxhakut dhe statusi i popullit boshnjak në Serbi”.

PAD i bën thirrje Qeverisë së Serbisë dhe Bashkimit Evropian për një rishikim urgjent të Planit të Veprimit të Kapitullin 23 dhe 24 për pranimin e Serbisë në BE, plani i veprimit të pakicave dhe të drejtën e minoriteteve për të ndërtuar shtetin e së drejtës, sundimit të së drejtës dhe barazisë para ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme