Saranda Bogujevci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të bëjnë presion mbi Serbinë për të zbardhur fatin e të pagjeturve.
Sipas saj, nuk është bërë sa duhet për gjetjen e personave të zhdukur, raporton Ekonomia Online.
“Serbia nuk donë ta pranojë fajin, nuk donë ta pranojë që ka kryer krime në Kosovë, nuk donë ta pranojë se ka informacione për të gjetur personat e zhdukur në Kosova, kjo është një mësim se çka duhet të punojmë që ta shtyjmë Serbinë për të marrë përgjegjësinë. Dua t’i bëjë thirrje autoriteteve ndërkombëtare që ti bëjë Serbisë presion që çështja e të pagjeturve të bëhet prioritet”.
“E kisha të vështirë të mendoja se çka mund të flas sot për personat e pagjetur. Kanë kaluar 19 vite dhe familjarët ende jetojnë me dhimbjen për fatin qe nuk kanë asnjë informatë se ku gjenden familjarët e tyre”.
“E kam përjetuar këtë për një kohë është e vështirë të jetosh për atë ndjenjë. Nuk është bërë asgjë në këtë drejtim është keqpërdor kjo temë, drejtor gishtin te ata që janë përgjegjës. Dua të flas në një formë në emër të familjarëve”.
“Do doja që sot si deputet më vjen keq që nuk kemi asnjë përfaqësues të Qeverisë këtu, të ktheheni pak prapa te koha kur ka përfunduar lufta, ku kemi pas ndjesinë se ku janë familjarët tanë, kemi humbur familjarë dhe miq, ta ngritni atë ndjenjë sot këtu, sepse vetëm përmes asaj ndjenje mund ta dimë se në çfarë kanë kaluar familjarët dhe fre kanë kaluar për 19 vite”.
Bogujevci dhe Andi Hoti nga PDK-ja kanë thirr këtë seancë për të diskutuar në lidhje me çështjen e personave të pagjetur në Kosovë, dhe pas diskutimit do të dalin me rekomandime të cilat do të votohen në Kuvend.