Plazhet e jashtëzakonshme, pamja, vendet historike, “Syri i Kaltër”, çmimet e arsyeshme, janë disa nga arsyet që Saranda po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.
Shqipëria vazhdon të rekomandohet për t’u vizituar nga faqe të ndryshme, kurse njëra nga bukuritë më të mëdha të saj gjendet në Sarandë.
Saranda është një qytet bregdetar në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë, një vend që ka plazhe të mrekullueshme në detin Jon, shkruan “sportfair.it”.
Saranda është një parajsë e vogël që i ka të gjitha kushtet për të kaluar një pushim të mrekullueshëm si plazhet me gurë të vegjël natyral, një det të mrekullueshëm të kaltër, si dhe me pamje të jashtëzakonshme që të lë pa frymë, përcjell albinfo.ch.
Por, Saranda është e pasur edhe me bukuri tjera si Korfuzi, që është një vend atraktiv për ata të cilët janë të pasionuar pas historisë.
Kalaja Madhështore e Ali Pashë Tepelenës e Butrinti janë tjerë ndalesa të nevojshme në Sarandë. Në këtë qytet ka shumë bukuri dhe me të drejt po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.
Por, këtu nuk përfundojnë bukuritë e Sarandës. ‘Syri i Kaltër’ është një ‘vepër’ e jashtëzakonshme që tërheq shumë turistë. Numri i vizitorëve çdo ditë e më shumë po rritet, kurse edhe çmimet janë shumë të arsyeshme.