Saraqi: Dëmtimi i Spitalit të Vushtrrisë, nuk ka të lënduar

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 13:39 | Nga

Drejtues të Spitalit të Vushtrrisë, janë sqaruar përkitazi me dëmtimin e këtij spitali, konkretisht rënies së disa pllakave të knaufit, që sipas njoftimit nuk kanë paraqitur rrezik për pacientët.

Ai shkrimet në disa medie për disa persona të “lënduar” i ka quajtur dezinformata dhe se rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Reagimi i plotë i drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraqi:

Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, dr. Hajrullah Saraqi ka njoftuar sot Ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmani për një defekt të vogël që ka ndodhur aty, përkatësisht “rënien e disa pllakave të knauf-it”, të cilat sipas njoftimit të Drejtorit, nuk kanë paraqitur kurrfarë rreziku as për pacientët e as për personelin aty.

Në njoftimin e drejtorit, bëhet e ditur se defekti është sanuar për 30 minuta nga punë kryerësi që ka bërë renovimin e spitalit, për çfarë janë bindur edhe mediat që kanë vizituar spitalin, për të parë se gjendja është sanuar në tërësi.

Drejtori i Spitalit ka shprehur keqardhje për dezinformatat për kinse të lënduar, situatë kjo që është demantuar se nuk qëndron ashtu edhe nga stafi i Spitalit edhe nga Policia e Regjionit të Mitrovicës që kanë bërë inspektimin e vendit ku ka ndodhur defekti.

Gjithashtu, shprehet keqardhje për nxitimin e individëve të caktuar për t’i dhënë dramaticitet ngjarjes dhe zmadhimin e problemit, për çfarë drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë shpreh shqetësimin se kjo mund të ndikojë negativisht edhe te donatori që ka investuar në spital, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fotografia e Mek Selaci

Fotografia e Mek Selaci

Fotografia e Mek Selaci

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme