Sarkozy shpallet fajtor për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për financil të paligjshëm të fushatës në zgjedhjet e vitit 2012. Ai u shpall fajtor të enjten nga një gjykatë në Paris.

Ky është vendimi i dytë që e shpalli fajtor ish-presidentin francez këtë vit. Ai ishte në pushte nga viti 2007 deri më 2012 dhe vazhdon të ketë ndikim te konservatorët, pavarësisht rënies së popullaritetet shkaku i proceseve gjyqësore.

Gjykata ende nuk ka treguar për llojin e dënimit që do ta vuajë Sarkozy, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Prokurorët kanë kërkuar dënim me një vit burgim. Ka pak gjasa që ai të dërgohet menjëherë në burg, sepse pritet që mbrojtja të paraqesë ankesë.

Të ngjashme