Sarrazin: Është koha të diskutojmë për Asociacionin

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se është koha që të fillojnë diskutimet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Në anën tjetër, ai pati edhe një thirrje edhe për Qeverinë e Kosovës.

Përes një interviste për RTK-në, Sarrazin duke folur për çështjen e targave, theksoi se situata është e tensionuar.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës ka të drejtë të gjejë zgjidhje, por “nuk duhen vetëm parimet”.

“Ne besojmë se Qeveria e Kosovës ka të drejtë të zgjidhë çështjen e targave të veturave, por nuk na duhen vetëm parimet”, tha Sarrazin.

“Në anën tjetër, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është çështje e dialogut, dhe është koha e duhur për të filluar bisedimet për të nxjerrë konceptet kryesore, që të tregohet që nuk është temë tabu që Qeveria ta diskutojë”, vijoi ai.

Të ngjashme