Sarri beson se frika do t’i ndihmojë Juventusit kundër Lyonit

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë të vështirë ta përmbysë Lyonin në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por beson se frika nga dështimi do t’i bëjë mirë djelmoshave të tij.

Juventus e mbylli kampionatin me një humbje kundër Romës, por e festoi gjithsesi titullin e nëntë radhazi në Serinë A, transmeton Gazeta Express..

Juve do të përballet me Lyonin pas një jave në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Champions në Allianz Stadium. Ndeshja e parë në Francë u mbyll me fitoren e Lyonit 1:0.

“Jam befasuar nga forma e mirë e Lyonit. Nuk dukej si një skuadër që  nuk luante prej shumë kohësh”, ka thënë trajneri i bardhezinjve.

“Besoj se në aspektin fizik kemi rezistuar mirë. Mendoj se në këto ditë e kemi menaxhuar mirë veten. Energjitë mendore janë më të vështira për t’u rikuperuar”, tha Sarri.

“Pak frikë mund të na bëjë mirë. Pas fitores me Lazion, në mënyrë të pavetëdijshme, kemi menduar se e kishim siguruar titullin”.

“E dimë se do të jetë e vështirë ta nisim nga humbja 1:0 e pësuar në ndeshjen e parë kundër Lyonit, por besoj se pak frikë do të na bëjë mirë”, shtoi ai.

Të ngjashme