Juventusi ka konfirmuar se trajneri Maurizio Sarri nuk do të jetë në bankën e klubit në dy ndeshjet e para në Serie A teksa rikuperohet nga pneumonia.
“Maurizio Sarri ka kryer testime të tjera sot, që kanë rezultuar me gjendje të përmirësuar. Për të kompletuar rikuperimin nga pneumonia, trajneri nuk do të jetë në bankinë për dy ndeshjet e para të Serisë A ndaj Parmës e Napolit”, thuhet në njoftim.
Teksa Serie A nis këtë të shtunë, ndeshja e paraparë më 31 gusht në Torino me Napolin pritej të ishte më e tensionuar për shkak se Sarri ishte trajner i Napolit në të kaluarën.