Sasia e ujit të pafaturuar vazhdon të mbetet e lartë

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 12:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka prezantuar publikimin e raportit të performancës për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë për vitin 2015.

Sa i përket sektorit të shërbimeve të ujit u tha se performanca e përgjithshme e KRU-ve në vitin 2015 është përmirësuar në raport me vitin 2014.

Gjithashtu u theksua se përmirësimi është evident në të dyja shërbimet, furnizim me ujë dhe shërbimet të ujërave të zeza, përmirësime janë shënuar edhe tek performanca financiare, por brengosëse mbetet niveli aktual në efiçiencën komerciale (norma e arkëtimit), e cila shumë pak është përmirësuar.

Ferat Shala ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka përshëndetur praktikën standarde që ka krijuar Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në përvetësimin dhe aplikimin e kritereve matëse në përcaktimin e performancës.

“Përcaktimi i performancës ndihmon në njohjen e gjendjes ekzistuese dhe në planifikimin e hapave të mëtejmë të zhvillimit. Sipas të dhënave në Raport mbi mbulueshmërinë me shërbimet e ujësjellësit, mesatarja në nivel sektori ka shënuar rritje të lehtë nga 84% në 87% në vitin 2015 në raport me vitin 2014. Vetëm katër KRU kanë mbulueshmëri të pranueshme mbi mesataren e sektorit prej 87%”, theksoi ai.

“Sasia e ujit të pa-faturuar vazhdon të mbetet e lartë, megjithatë nga raporti vërehet se disa KRU kanë shënuar progres në reduktimin e sasisë së UJIT të pa-faturuar. Kështu për dallim nga viti 2014 në vitin 2015 ka pasur një përmirësim prej 2% në reduktimin e sasisë së ujit të pa-faturuar”, ka shtuar Shala.

Sipas tij, MMPH-ja në harmoni me politikat prioritare e zhvillimore të resurseve ujore, po i plotëson obligimet ligjore në këtë fushë.

ferat shala1

 

Të ngjashme