Poli verior i planetit të Saturnit po ndryshon me shpejtësi ngjyrën. Fenomeni i pashpjeguar ende ka habitur edhe vetë NASA-n.
Shkencëtarët kanë krahasuar imazhet e shkrepura në nëntor të 2012 nga ky skaj i planetit me ato të regjistruara në shtator të këtij viti.
Në nëntor të 2012, Saturni, ose më saktë, poli verior i tij kishin një ngjyrë më të kaltër. Por këtë vit kjo ngjyrë është zhdukur thuajse krejtësisht dhe është zëvendësuar nga një ngjyrë të verdhë të zbehtë.
Që të dyja imazhet janë kapur nga sonda Cassini, që po vëzhgon këtë planet që prej vitit 2004 e megjithëse ka 12 vjet që e vëzhgon atë, sërish Saturni mbetet një ndër planetët më misteriozë të sistemit tonë diellor dhe këtë e tregon edhe me rastin në fjalë.
Gjithsesi, shkencëtarët e NASA-s hipotetizojnë se ky ndryshim mund të jetë shkaktuar nga ndryshimi i stinëve në këtë planet, në të cilin më parë është filmuar nga Cassini një super uragan.