SBAShK: Projektligji për Pagat degradon profesionin e mësimdhënësit

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 09:07 | Nga

Kryesia dhe organet drejtuese të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) kanë deklaruar se duke analizuar projektligjin për pagat që e ka miratuar Qeveria janë shokuar në nënçmimin dhe degradimin që ky projektligj pretendon t’i bëj profesionit të mësimdhënësit duke e renditur në të njëjtin pozicion në profesionet që kanë vetëm arsimim të mesëm.

Kryesia e SBAShK-ut në mbledhje të jashtëzakonshme do të vendos për masat që do të ndërmarrë SBAShK-u për ta parandaluar aprovimin e këtij ligji në parlament.

SBAShK-u nuk përjashton asnjë veprim sindikal me qëllim që ligji të mos votohet si i tillë .

Andaj SBAShK sot mban konferencën e jashtëzakonshme për medie në të cilën do të njoftojë për të gjitha masat dhe angazhimet që do të ndërmarr SBAShK-u për pengimin e aprovimit të këtij ligji nga parlamenti, në këtë formë çfarë e ka propozuar Qeveria për punonjësit e arsimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme