SBASHK: Solidaritet dhe mbështetje e fuqishme për kolegët në komunën e Kamenicës

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj ka mbajtur sot  një takim konsultativ me kryesinë qendrore dhe me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Fillor e të Mesëm nga të gjitha komunat e  Kosovës.

Nga SBASHK thonë se ata janë informuar për angazhimet  dhe detyrat konkrete dhe çështje kyçe e debatit ka qenë   gjendja para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Jasharaj  ka informuar  me gjendjen e krijuar në komunën e Kamenicës pas nismës së ngutshme e të pa analizuar mirë të kryetarit Qëndron Kastrati, që në emër  të gjoja reformave, të mbyll një numër shkollash. Kryetari Jasharaj ka informuar edhe për takimet me kolegët sindikalistë në Kamenicë dhe për qëndrimin unanim të tyre që të kundërshtohet kjo nismë dhe nëse ajo nuk tërhiqet atëherë të fillohet edhe me veprime sindikale. U dha informatë e plotë edhe për rrjedhën e takimit me kryetarin Kastrati dhe stafin e tij”.

“Është  vendosur të përcillet me kujdes  nisja e vitit të ri shkollor në Kamenicë duke uruar që edhe atje të mos ketë probleme po mësuesit dhe nxënësit të fillojnë punën arsimore e  edukative   secili në shkollën e tij  dhe që të mos ketë shkolla të mbyllura”, thonë nga SBASHK.

Nëse zbatohet vendimi i Kastratit  të martën  në të gjitha shkollat e Kamenicës do të ketë grevë dyorëshe si paralajmërim i fundit dhe nëse për një javë  nuk tërhiqet vendimi  atëherë do të niset me grevë të përgjithshme e në kohë të pacaktuar.

Të ngjashme