SBAShK-u: Greva nuk përfundon pa përmbushjen e kërkesave dhe pa vendimin e Këshillit Drejtues

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 09:46 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj së bashku me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist kanë vizituar çerdhen “Fatosat”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ahmet Manaj, kryetar dhe përgjegjës i sindikatës për çerdhet tha se do të jenë pranë grevistëve derisa të arrihet marrëveshje.

” Ne kemi shpallur grevë dhe  kemi qëllim të kemi përkrahjen tuaj për grevën deri sa të arrihet marrëveshja”, tha ai.

E, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj tha se këtë grevë do ta vazhdojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Ai tha se nuk do të ketë përfundim të grevës deri sa  Këshilli Drejtues ta mbyllë këtë grevë.

“Ne bashkëpunim me juve kemi thanë që çerdhet mos të hynë në grevë, nga maji e këtej jemi munduar të mos kemi grevë mirëpo duke parë që pala tjetër nuk ishte serioze ne u detyruam të hymë në grevë. Greva mundë te zgjasë nga vullneti i institucioneve vetëm nëse i përmbushin kërkesat. Ne me grevën tani dhe me bisedimet me institucionet të angazhohemi që nga çerdhet deri në fakultete të jemi në grevë, së paku të ngritët koeficienti 30%”, tha ai, raporton EO.

Ai tha se greva nuk do të përfundojë derisa të plotësohen kërkesat dhe derisa merr vendim Këshilli Drejtues.

“ Sektori arsimit është kryesori për shtetin. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë vend meritorë për ne . Ne po luftojmë për atë që na takon as më shumë, as më pak. Greva nuk do të mbyllet pa thënë punëtorët ë arsimit kurdo që do të plotësohen kërkesat tona do të njoftojmë publikisht. Grevën ë ka shpall Këshilli Drejtues dhe do ta mbyll Këshilli Drejtues”, tha Jasharaj.

Vendimi i SBASHK-ut për grevë ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së koeficientit të pagave për mësimdhënësit.

Të ngjashme