Në mbledhjen e mbajtur mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësuesve të Kolegjiumit të DKA-ve, SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve, IKShPK-së, drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve është biseduar që java e ardhshme të jetë pushim për shkollat, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka bërë të ditur për Ekonomia Online, Lutfi Mani nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
“Pas diskutimeve që janë bërë është biseduar që gjatë javës së ardhshme edhe me rekomandimin e përfaqësuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik i cili ishte në takim që të mbahet një javë pushim. Të mërkurën Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë do të dal me një vendim”, deklaroi Mani.
Ndryshe, në takimin e mbajtur sot të gjithë pjesëmarrësit janë pajtuar se është i nevojshëm pushimi pranveror për shkak të ngarkesës së madhe të mësimdhënësve gjatë punës me grupe, dezinfektimit të shkollave, si dhe për të zbutur situatën aktuale pandemike në arsim dhe atë në përgjithësi.