SBAShK-u merr mbështetje nga Komiteti i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës

| 09 Jan 2019 | 14:03 | Nga

SBASHK-u ka informuar me kohë Komitetin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) me seli në Bruksel për gjenden në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet që janë duke u bërë për realizimin e kërkesës legjitime për përmirësimin e koeficienteve për tërë sektorin e arsimit në projektligjin e pagave.


Duke e parë se dialogu nuk po jep rezultate , SBASHK-u është detyruar që duke respektuar zërin e anëtarësisë të përgatit për grevë të përgjithshme dhe për këtë ka informuar ETUCE-n.


Drejtorja gjenerale e Komitetin të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numërojnë 11 milionë anëtarë, Suzan Flocken , në emër të gjithë sindikatave të arsimit të Evropës ka përsëritur mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un duke shtuar se ETUCE do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës të përmbush dhe zbatojë premtimet në mënyrë që koeficientet për gjithë të punësuarit në sektorin publik të arsimit të ngriten për 30%.


Drejtorja gjenerale e Komitetin të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Suzan Flocken është shprehur se do ta monitorojnë situatën dhe do të vazhdojnë me mbështetjen për SBASHK-un.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme