Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) kanë deklaruar se duke analizuar Projektligjin për pagat që e ka miratuar Qeveria janë shokuar në nënçmimin dhe degradimin që ky projektligj pretendon t’i bëj profesionit të mësimdhënësit duke e renditur në të njëjtin pozicion në profesionet që kanë vetëm arsimim të mesëm.
Kjo sindikatë përmes një konference për media ka treguar marrjen e masat për parandalimin e miratimit të Projektligjit për Pagat në Parlament.
Drejtuesit e SBAShK-ut kanë theksuar se Qeveria e Kosovës nuk e ka konsultuar këtë sindikatë rreth këtij projektligji, me të cilin sipas tyre, janë degraduar mësimdhënësit.
Ai ka thënë se SBAShK-u nuk e pranon këtë Projektligj dhe nëse miratohet në Kuvend, do të fillojnë me greva në tërë vendin.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut ka theksuar se Ligji parasheh 45 grada dhe 11 koeficiente të cilën do ta caktojnë pagën për këto 45 gradime të mësimdhënësve.
“Jem i shokuar me këtë projektligj dhe do të bëjnë të pamundurën që mos të miratohet në Parlament, ngase ky projektligj e degradon profesionin e mësimdhënësit dhe gradat akademike shkencore”, ka thënë ai.
Sipas, koeficienti për mësimdhënësit parashihet të jetë 1.75 që është më shuam se gjysma e mesatares së koeficientit 4.2, që do të duhej të ishte. Ai ka shtuar se për mos degradim të mësimdhënësit, koeficienti i pagës duhet të jetë së paku 2.6.
“Qeveria e ka përgatitur kë projektligj për punonjësit e vet, sepse në numër janë më të vogël dhe pagat t’i marrin të mëdha.
“Javën e ardhshme do t’i dërgojmë letër Qeverisë që mos ta votojnë ligjin, në të kundërtën do të reagojmë me greva të përgjithshme. Kjo do të bëhet për mbrojtjen e emërtimit të mësuesit”,ka thënë Jasharaj.