SBAShK-u paralajmëron grevë të përgjithshme më 14 janar

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 13:05 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovë (SBAShK) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në arsim më 14 janar nëse deri atëherë nuk rritet për 30 për qind koeficienti i mësimdhënësve në Projektligjin për paga, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se që nga muaji maj janë duke e kundërshtuar këtë Projektligj por Qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

Ai se këto veprime sindikale po ndërmerren si pasojë e procedurës së përshpejtuar që Projektligji i pagave të shkoj në komisione dhe të futet në pakon e njëjtë për votim bashkë me ligjin për buxhet.

“Si kryetar i SBAShK shpall grevën njëorëshe për nesër ditë e enjte, greva një orëshe në çerdhe do të jetë nga ora 7-8, në gjitha shkollat e Kosovës ora e parë do të jetë grevë për të gjitha ndërrimet, kurse në Universitetin e Kosovës greva do mbahet nga ora 8-9”, tha Jashari.

Jasharaj tha se nesër do mbahet grevë një orëshe por nëse nuk përmirësohet situata atëherë më 14 janar 2019 paralajmëroi grevë të përgjithshme.

“Nëse edhe pas këtij veprimi sindikal institucionet nuk mbajnë premtimin dhe nuk e përmirësojnë ligjin e pagave me qëllim që të punësuarit në arsim e kulturë të kenë  vend meritor në të e jo qe një mësimdhënës të ketë koeficientin 2  ose  478 euro e vozitësi i udhëheqësve të ketë 2.2 ose 525 euro, atëherë më 14 janar 2019 do të filloj greva e përgjithshme për kohë të pacaktuar  në çerdhe, në shkolla e universitete ndërsa përgjegjësinë do ta kenë institucionet e Kosovës”, tha Jasharaj.

Ai tha se kanë pritur gjatë për reflektim nga Qeveria, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Ne kemi prit nga institucionet me mbajt fjalën e tyre, ne jemi për dialog e për greva është keq sepse ndikon tek nxënësi ndërsa Projektligji për paga, ne kemi reagu me kohë sepse ligji do kaloj edhe ne 4 komisione dhe mund të ndalet të i shikojnë kërkesat e gjitha sindikatave”, tha ai.

Ai tha se mësimdhënësit po ndihen të nënçmuar me koeficientin që kanë

Ymer Ymeri, përgjegjës administrativ në SBAShK, tha se ky Projektligj nuk ka nivelizim të pagave dhe se mësimdhënësit po ndihen të indinjuar.

“Një psikolog i klinikës që ka koeficientin 3.4 ose 812 euro ndërsa psikologu shkollës koeficientin e ka 2 apo 478 euro diferenca është e madhe është e pamundur me u bë nivelizimi”, tha ai.

Ai tha se kërkojnë që koeficienti të ngritet në 2.6.

“Kërkesa jonë është me u rrit koeficienti në 30% në arsim fillor të bëhet koeficienti 2.6”, tha Ymeri.

 

Të ngjashme