SBASHK-u u dëshiron nxënësve të Kosovës arritje të larta në garën e diturisë

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Nesër  në institucionet  arsimore të Arsimit  Parauniversitar  të Kosovës  do të jetë një moment i veçantë sepse të gjithë  nxënësit  e Arsimit fillor, Arsimit të Mesëm të Ulët dhe Arsimit të Lartë do të jenë pjesë e  garës së diturisë.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti  bashkë me zv/ministrin në MASHT, Azem Guri kanë vizituar  të mërkurën  selinë e SBASHK-ut  dhe kanë bashkëbiseduar me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe anëtarët e kryesisë  lidhur me këtë aktivitet  diturie e në të cilin do të bëjnë garë të barabartë të gjithë nxënësit e  Kosovës.

SBASHK-u  i ka dhënë përkrahje këtij aktiviteti dhe aktiviteteve tjera  mësimore, kulturore e sportive që  janë organizuar e do të organizohen në shkollat tona për nxënësit  e Kosovës.

Në garën e nesërme të diturisë mësimdhënësit do të jenë  me nxënësit e tyre për të monitoruar garën e diturisë. Ata edhe  do të vlerësojnë  testet e nxënësve të tyre  për të parë se cilët janë më të mirët  për momentin në nivel klase e për të vazhduar pastaj këtë garë në nivel komune dhe edhe në nivel vendi.

SBASHK-u apelon te mësimdhënësit , që si gjithmonë edhe tani , të dëshmohen se  janë të përkushtuar për të dhënë kontributin e tyre në shërbim të nxënësve dhe arritjeve edhe më të larta arsimore në të ardhmen.

Me angazhimin e përkushtuar nesër , edhe pse është ditë vikendi, mësimdhënësit e Kosovës  dëshmojnë se  ishin  dhe janë të gatshëm për angazhime shtesë  me qëllim që nxënësit të marrin njohuri të duhura dhe ato t’i dëshmojnë  përmes garave të diturisë dhe në të ardhmen edhe garave në kulturë e sport. Mësimdhënësit në gjithë këto beteja ishin dhe do të jenë  pranë nxënësve të tyre  duke bërë kështu hapërime të reja drejt një arsimi edhe më të mirë në Kosovë.

Të ngjashme