SBASHK uron mësimdhënësit e nxënësit: Na priftë e mbara në gjysmëvjetorin e dytë

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Më 13 janar do të rinis mësimi në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës.

Këshilli Drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut urojnë që sa më parë të fillojnë me punën institucionet e dala nga vota e tetorit 2019 dhe të rinis dialogu për shumë çështje në arsim duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale.

Pasi që këtyre ditëve në selinë e SBASHK-ut kemi marrë shumë telefonata nga individë, por edhe nga disa medie të nderuara e që kanë të bëjnë me gjysmëvjetorin e dytë, për të hequr shqetësimet e prindërve dhe për t’ua pamundësuar individëve të caktuar, që me apo pa dashje të shpërndajnë dezinformata, SBASHK-u u drejtohet të punësuarve në Arsimin Parauniversitar dhe nxënësve të nderuar me urimin për rifillim të mbarë të betejës për dije të reja.

Pra, më 13 janar do të rinis mësimi në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës dhe SBASHK-u pret që të përmbyllet në tërësi aktiviteti i nisur nga anëtarësia për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e kërkesave në Qeverinë e Kosovës dhe te institucioni i Avokatit të popullit me kërkesën që ata t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vendimit të masës së përkohshme për pezullimin e Ligjit të pagave.

Këshilli Drejtues, kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve bashkë me kryesinë e SBASHK-ut urojnë që sa më parë të kemi institucionet e dala nga vota e 6 tetorit dhe të rinis dialogu për shumë çështje në arsim duke kujtuar se SBASHK-u vepron në bazë të zërit të punëtorëve në tërë arsimin e Kosovës dhe sa herë që anëtarësia vlerëson se dialogu nuk po jep
rezultate të duhura, atëherë fillohet me veprime sindikale./EO

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme